NUK FSHIHEN MË/ Gent Fatali super i dashuruar, darkë romantike me trëndafila për… – AlpeGossip
NUK FSHIHEN MË/ Gent Fatali super i dashuruar, darkë romantike me trëndafila për…

NUK FSHIHEN MË/ Gent Fatali super i dashuruar, darkë romantike me trëndafila për…

Prej kohësh reperi Gent Fatali përflitej se ishte i dashuruar me një vajzë bukuroshe brune, së cilës i linte shpesh herë komente në fotot e Instagramit.

Nuk vonoi shumë dhe reperi vendosi që ta bëjë publike lidhjen e tij.

Ai publikoi një foto me vajzën brune, së cilës i fshihte fytyrën, por shumë shpejt mediat mësuan se bëhej fjalë për Rozafën, një vajzë mjaft simpatike që kishte ngjashmëri të paparë me partneren e Mozzik, Loredanën.

Dhe duket se lidhja mes Gentit dhe Rozafës është më serioze sesa mendonim. Genti ka publikuar një foto me “të bukurën” duke darkuar në Paris të Francës.

Ai ka pozuar me një trëndafil të bardhë në duar që me sa duket ia ka dhuruar partneres gjatë darkës romantike.

View this post on Instagram

🌹

A post shared by Rozafa (@rozaf.a) on

Epo tashmë e dimë që Gent Fatali qenka kokë e këmbë i dashuruar dhe nuk i fsheh më ndjenjat.