"E TEPROVE..."/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat "thumbojnë" VIP-at - AlpeGossip
“E TEPROVE…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“E TEPROVE…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Bleona është në përfundim të projektit të saj të ri dhe ka ndarë disa pamje nga momentet e xhirimit të videoklipit. “Si sorrë dukesh” i komenton ndjekësi, duke ironizuar kështu gjithë performancën që këngëtarja ka publikuar.

Oriola Marashi ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram foto ku ka zgjedhur të vishet me një kombinim të veçantë. Ngjyrat e një lëkure gjarpri shihen thuajse në gjithë look-un e saj, që nga çizmet e deri tek çanta. “Anaconda” i komenton njëri prej fansave, duke e quajtur kështu gjarprin më të rrezikshëm.

Trejsi Sejdini prej kohësh e larguar nga Shqipëria po realizon disa nga projektet e saj, së fundmi nga New York ajo ka publikuar foto. Tejet joshëse dhe provokuese, e veshur me një bluzë që ja nxjerr në pah formën e gjoksit siç është dhe me një palë pantallona të cilat lejojnë t’i duket barku jashtë. “E teprove me keto foto, shko” i thotë ndjekësja.

 

ALPEgossip.al