“BËNI GATI GARDËROBËN”/ Koleksioni i ri “Fenty” nga Rihanna po vjen dhe është super – AlpeGossip
“BËNI GATI GARDËROBËN”/ Koleksioni i ri “Fenty” nga Rihanna po vjen dhe është super

“BËNI GATI GARDËROBËN”/ Koleksioni i ri “Fenty” nga Rihanna po vjen dhe është super

“Fenty” e ka gati koleksionin e ri të veshjeve të krijuara Rihanna dhe bëni mirë të lini vend në gardërobën tuaj!

Rihanna ka bërë me dije se do të prezantojë shumë shpejt koleksionin e ri që pritet të thyejë pritshmëritë.

Ajo ka publikuar sot një video ku shihen disa nga modelet që kanë veshur krijimet e reja dhe këngëtarja që stilon dhe kujdeset për pamjen e tyre.

Koleksioni do të përmbajë veshje dhe aksesorë, si syze, bizhuteri dhe do të prezantohet në Paris më 24 maj.

Fenty është shtëpia e parë e modës e themeluar nga LVMH që kur u lancua Christian Lacroix në vitin 1987 dhe që drejtohet nga një grua me ngjyrë.

Në krahun e djathtë të Rihannës si drejtor stili i Fenty-t qëndron Jahleel Weaver.