“DO VISH TË MË PUTHËSH?” I ftuari vë në siklet Bieta Sulon në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
“DO VISH TË MË PUTHËSH?” I ftuari vë në siklet Bieta Sulon në mes të emisionit (VIDEO)

“DO VISH TË MË PUTHËSH?” I ftuari vë në siklet Bieta Sulon në mes të emisionit (VIDEO)

I ftuar së fundmi në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” ishte kompozitori shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Agim Krajka. Ai ka rrëfyer për koncertin e ri gala që do të zhvillohet së shpejti, me titullin “Të gjithë e duan Krajkën”.

Që kur hyri në studio, Krajka nisi të komplimentojë moderatoren e programit, Bieta Sulon, duke i thënë se i kishte vënë kusht produksionit që nëse prezantuesja nuk do të ishte e bukur, ai s’do të merrte pjesë në emision.

Gjatë intervistës, Bieta i ka kërkuar Krajkës të përshëndesë e të puthë gruan, mirëpo kompozitori nuk ka pranuar, duke thënë se përderisa e ka Bietën aq afër, nuk do ta puthte gruan e tij nga ekrani. Krajka është shprehur se në vend të gruas, preferon të puthë Bietën.

“Për mua është kënaqësi shumë e madhe që marr gjithë këto komplimente prej teje.”- ja ka kthyer Bieta duke qeshur.

“Merr të puthurat, lëri komplimentet.”- i përgjigjet kompozitori.

“Unë do të doja ndonjë kompozim. Po të bëje ndonjë kompozim, ndonjë këngë, po. Kjo është sfida.”- ka vazhduar moderatorja.

“Do vish të më puthësh ti mua pastaj për kompozimin tim?”

“Unë do të të falenderoj pastaj.”

“Epo, faleminderit për faleminderit.”- ja ka kthyer Krajka dhe publiku ja ka plasur të qeshurës.