E akuzoi për operacione të dështuara plastike, Kim i “mbyll gojën” modelit: Të gjithë e dimë që… – AlpeGossip
E akuzoi për operacione të dështuara plastike, Kim i “mbyll gojën” modelit: Të gjithë e dimë që…

E akuzoi për operacione të dështuara plastike, Kim i “mbyll gojën” modelit: Të gjithë e dimë që…

Kim Kardashian ishte e ftuar në një intervistë me Jimmy Kimmel mbrëmjen e së hënës në Los Angeles dhe sigurisht që të gjithë paparacët ishin rreshtuar për të fotografuar mbretëreshën e internetit. Kim mbante veshur një “crop top” në ngjyrë të zezë dhe një palë streçe, teksa binte në pah beli i theksuar i saj.

Mirëpo modeli Tyson Beckford nuk i ka kursyer aspak komentet negative në “Instagram” për yllin e serialit “Keeping Up With The Kardashian”. Sipas tij, Kim ka rënë pre e operacioneve të dështuara plastike.

“Më falni, por nuk më intereson aspak. Ajo nuk është fare e vërtetë. Doktorët e kanë djallosur punën tek vithet e saj në anën e djathtë” – komentoi modeli 49-vjeçar.

Mirëpo Kim i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë modelit duke nënvizuar faktin se nuk ka si atij t’i pëlqejë pasi ai është homoseksual.

“Motër, të gjithë e dimë që nuk të intereson” – i shkruante Kim.

Mirëpo kjo përpigje e Kim ka pasur impakt tepër negativ tek fansat, të cilët e kanë akuzuar se ajo është homofobike.