Rrjetet sociale tashmë janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së shumicës së qytetarëve në mbarë botën, dhe çdo veprim që bëjnë mundohen ta dokumentojnë me fotografi të ndryshme që i shpërndajnë me miqtë.
Megjithatë jo gjithçka që postojnë është ashtu siç duket në shikim të parë, pasi një gjë të tillë e dëshmojnë më së miri fotografitë e publikuara më poshtë.
Fotografi Calob Castellon nga Calipatria e Kalifornisë, ka zbuluar truqet që i përdorin të rinjtë për të mashtruar miqtë sikur ata kanë vizituar disa vende, që në fakt as që ekzistojnë.