BËN PUBLIKISHT DEKLARATËN E ËMBËL PËR TEAN/ Andi: Nuk dua të ul vajzat e tjera, por… (FOTO) – AlpeGossip
BËN PUBLIKISHT DEKLARATËN E ËMBËL PËR TEAN/ Andi: Nuk dua të ul vajzat e tjera, por… (FOTO)

BËN PUBLIKISHT DEKLARATËN E ËMBËL PËR TEAN/ Andi: Nuk dua të ul vajzat e tjera, por… (FOTO)

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u komentua deklarata e njërit prej konkurrentëve, Eminit, rreth Teas dhe Andit. “Deshi apo s’deshi me e pranu mbreti është e vetmja Tea që e vë në vështirësi mbretin, që e bën të mendojë 10 herë para se të flasi”, u shpreh ai pak ditë më parë.

“Miku yt më i ngushtë po të nxjerr sekretet, sepse në formë të tillë e dha atë deklaratë. Çfarë ke për të thënë ti?”, u pyet Andi nga Bora Zemani.

Konkurrenti pranoi që Tea qëndron disa hapa para në lidhje me të, në raport me vajzat e tjera, duke lënë të kuptohet pëlqimin që ka kundrejt saj.

“Dua të them diçka në lidhje me Tean. Pavarësisht faktit se me Tean kam bërë më shumë takime se me vajzat e tjera, nëse do ishte për t’u bërë një diferencim, pa dashur që të ul poshtë pjesën tjetër, normalisht që Tea qëndron disa hapa përpara vajzave tjera, kur vjen puna te unë”, u shpreh Andi.