DO TË NA FALENDERONI/ 7 metoda natyrale si të lironi veshin e bllokuar nga uji, dylli ose presioni i lartë i ajrit – AlpeGossip
DO TË NA FALENDERONI/ 7 metoda natyrale si të lironi veshin e bllokuar nga uji, dylli ose presioni i lartë i ajrit

DO TË NA FALENDERONI/ 7 metoda natyrale si të lironi veshin e bllokuar nga uji, dylli ose presioni i lartë i ajrit

Dhimbja e veshit është ndër më torturueset që mund të përjetojë trupi i njeriut, por nëse shkaku lidhet me lartësinë sinuset e zëna apo ujin, bllokimi i veshit është një ndjenjë e bezdisshme, por jo e dhimbshme. Të gjithëve na ka ndodhur që në plazh të na futet uji në vesh e të mos na ketë dalë për ditë me rradhë, duke bërë që të dëgjojmë apo të flasim me zë të lartë. Duke e njohur mjaft mirë këtë problem, më poshtë mësoni disa metoda natyrale që zhbllokojnë veshin e zënë nga uji.

1.Tharëse flokësh 

Mbani në distancë tharësen e flokëve për disa sekonda për të larguar ujin nga veshi dhe për të ulur presionin.
2. Alkooli dhe uthulla
Përzieni dy pika uthull molle me dy pika alkool dhe lëreni për 30 sekonda të thahet në brendësi të veshit.
3. Kapni hundën dhe ushtroni presion tek veshët duke fryrë ajër !
4. Vaj
Nëse veshi është bllokuar për shkak të dyllit hidhni disa pika vaj të ngrohtë esencial ose ujë të oksigjenuar dhe e sigurtë që dylli do të shkrijë.
5. Çamçakëz
Nëse shkaku i bllokimit të veshëve është presioni i ajrit (për shembull kur udhëtoni me avion apo ngjisni një mal) duhet të përtypni çamçakëz për të shmangur një gjë të tillë.
6. Peroksid hidrogjeni
Një tjetër mënyrë për të liruar veshin e bllokuar nga uji është me peroksid hidrogjeni . Rekmandohet 3 katër pika për dy tre minuta dhe pastaj përdorni pak pambuk për të pastruar veshin .
7.Kompresat e ngrohta
Përdorimi i kompresave të ngrohta mund të ndihmojë në lirimin e veshit nëse uji është shkaku i bllokimit.