DISA DITË PASI TË BËHET NËNË/ Afërdita Dreshaj merr lajmin më të bukur: Na bëtë më të lumtur se kurrë – AlpeGossip
DISA DITË PASI TË BËHET NËNË/ Afërdita Dreshaj merr lajmin më të bukur: Na bëtë më të lumtur se kurrë

DISA DITË PASI TË BËHET NËNË/ Afërdita Dreshaj merr lajmin më të bukur: Na bëtë më të lumtur se kurrë

Afërdita Dreshaj shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Modelja shqiptare është në pritje të një djali, i cili mund të vijë në jetë nga momenti në moment. Disa ditë më parë, ajo zbuloi se bebushi mund të lindë këtë javë ose tjetrën.

“Kur mendoni se do të vijë bebi, këtë javë apo tjetrën?”, pyeti Afërdita ndjekësit e saj, duke zbuluar kështu me përafërsi se kur mund të lindë.

Ndërkohë që ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë, sot ka marrë edhe lajmin më të bukur të jetës. Vëllai i saj është bërë baba dhe kështu Afërdita është bërë hallë. Përveçse do të marrë emrin nënë së shpejti, tashmë ajo është edhe hallë e një djaloshi bukurosh.

Ditën e sotme Afërdita ka zbuluar se ka ardhur në jetë nipi i saj dhe emocionet për këtë momenet kaq të lumtur i ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram. Afërdita ka publikuar disa foto të të voglit e përkrah ka shkruar:

“Vëllai im dhe kunata ime sapo u bënë me bebe. Urime, na bëtë më të lumtur se kurrë. Mezi presim ta takojmë Martinin dhe e duam shumë. Jam bërë hallë! Ti je kaq special dhe emri yt është akoma më shumë special”.