“AI MË KËRCËNOI”/ Antonela bën deklaratën e fortë, Elvisi merr vendimin: Ta harroni… – AlpeGossip
“AI MË KËRCËNOI”/ Antonela bën deklaratën e fortë, Elvisi merr vendimin: Ta harroni…

“AI MË KËRCËNOI”/ Antonela bën deklaratën e fortë, Elvisi merr vendimin: Ta harroni…

Ditën e djeshme në “Për’puthen” u ndez një debat i fortë për shkak të një postimi që Elvisi bëri pak kohë më parë në rrjete sociale. Ai thumbonte Antonelën, pasi ajo u shpreh se Atdheu e ka puthur me zor.

“Ka dy lloj mostrash në këtë botë:

1- Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër.

2- Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.

Për këtë të dytën jam më i sigurt.”- shkroi Elvisi përkrah fotos së një litari.

Pasi pa foton, Arjan Konomi shpërtheu kundër Elvisit dhe kërkoi që ai të largohet nga programi.

“Plehra si puna jote duhet të përjashtohen. Qërohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet çdo bëni ju. Ke qenë një njeri ulët ndërkohë të kam vlerësuar. Çfarë të bëri ty ajo? Tani bën si i dashuruar me Sindin, kur ti ke qenë i pari që e ke ofenduar Sindin”, u shpreh Arjani i revoltuar.

 

Ndërkohë sot u diskutua sërish e njëjta çështje dhe Antonela bëri një deklaratë të fortë. Ajo tha se pas programit të djeshëm ka marrë një kërcënim nga Elvisi.

“Mora një kërcënim nga Loco. Më tha ke bërë gabimin më të madh të jetës tënde. I thashë po më kërcënon. Po tha, ta them me plot gojën. Unë sot nuk doja të vija në emision dhe unë kam një fis, një familje në Shqipëri dhe nëse do t’i bëjmë gjërat ashtu, mund t’i bëjmë”, u shpreh Antonela.

Ndërsa Elvisi tha të kundërtën e saj. Ai u shpreh se ishte e para Antonela që e kërcënoi dhe më pas ai i vuri në dukje faktin se ky kishte qenë gabimi më i madh i jetës për të. Elvisi tha se këto fjalë ajo i mori si kërcënim.

“I thashë gabimi më i madh që ke bërë në jetë është kërcënimi ndaj meje, por do flasim. Dhe kjo e mori si kërcënim. Ti me the mua ta marr si kërcënim dhe unë të thashë në rregull merre si kërcënim. Unë po të ishte për kërcënim kisha dalë me shpatë të madhe që dje”, tha Elvisi.

Më pas ai i kërkoi falje publikut dhe Antonelës, që e bëri të ndihet keq. Më pas ai mori një vendim drastik duke u shprehur se nuk preferon të bëhet kurban, që të fitojë dikush tjetër.

“Kërkohet të bëhet kurban dikush që të fitojë dikush tjetër. Ti je i pari që me ke thënë çoban dhe unë më mirë të jem çoban se sa pjesë e kopesë dhe të më bëni kurban. Ta harroni që mua më bëni kurban dhe më vrisni gjithë formimin dhe imazhin që kam. Ta harroni që të më përbaltni dhe të më përdorni si të doni”, u shpreh Elvisi.

Në nisje të emisionit, Bora bëri të ditur se edhe Atdheu është pezulluar për një kohë të gjatë nga programi.