Njihuni me kuptimin e veçantë të emrit që Floriana Garo i ka vendosur vajzës – AlpeGossip
Njihuni me kuptimin e veçantë të emrit që Floriana Garo i ka vendosur vajzës

Njihuni me kuptimin e veçantë të emrit që Floriana Garo i ka vendosur vajzës

Më 12 mars, Floriana Garo solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë nga martesa me avokatin Enis Daci.

Lajmin e bukur moderatorja e dha sot me anë të një postimi në Instagram ku zbuloi edhe emrin e vogëlushes të cilën çifti kanë vendosur ta quajnë Adia.

Emri Adia vjen nga gjuha swahili dhe do të thotë “Dhuratë nga Zoti”.

Gjithashtu këngëtarja e famshme kanadeze Sarah McLachlan ka bërë një këngë me titull “Adia”, kështu princesha e Florianës ka edhe një këngë me emrin e saj.

Mbi të gjitha emri Adia radhitet në emrat më të veçantë në botë.

“Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti pergjithmone dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta”, shkroi Floriana.