DHURATAT NGA KRYEMINISTRI/ Zbuloni VIPAT që “i merituan”. Nga Eni Vasili tek Drini Zeqo. – AlpeGossip
DHURATAT NGA KRYEMINISTRI/ Zbuloni VIPAT që “i merituan”. Nga Eni Vasili tek Drini Zeqo.

DHURATAT NGA KRYEMINISTRI/ Zbuloni VIPAT që “i merituan”. Nga Eni Vasili tek Drini Zeqo.

Ditëlindja është një nga eventet kryesore të jetës së njerëzve dhe ata mundohen që ta shijojnë në maksimum këtë ditë të veçantë.  Prania e të afërmve është mjaft e nevojshme por megjithatë një  rëndësi të madhe kanë edhe dhuratat simbolike apo materiale të cilat pavarësisht përmbajtjes së tyre të bëjnë të ndihesh i vlerësuar dhe kupton sa i rëndësishëm je për të tjerët.

E për më tepër, kur një dhuratë të tillë e merr nga kryeministri i vendit, të bën të ndihesh sikur ke “kapur qiellin me dorë”. Kështu, ky fat që i ka rënë personazheve të famshëm nuk ka se si të mos “reklamohet” edhe në rrjete sociale. Ai është kthyer në vendin kryesor të shprehjes së ndjesive apo ndarjes së momenteve të ndryshme nga jeta.

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer tashmë në një zakon që ti surprizojë personazhet e famshëm të vendit të cilët pasurojnë vlerat me artin e tyre duke u dhuruar diçka simbolike.

Këto dhurata që personazhë të famshëm kanë marrë nga ai, i kemi parë të promovohen në Instagram dhe të gjitha konsistojnë në shishe vere.

AlpeNews.al ju sjell disa nga rastet kur artistët shqiptarë janë surprizuar nga kryeministri:

Eni Vasili 

Aurela Gaçe

Elton Deda

Rona Nishliu 

Rudina Dembacaj

Drini Zeqo

Nexhmije Pagarusha

Agim Hushi 

Ema Andrea