PËRGJIGJET NË “INSTAGRAM”/ Këngëtarja shqiptare ende nuk e ka gjetur “Princin” dhe arsyeja qenka e thjeshtë – AlpeGossip
PËRGJIGJET NË “INSTAGRAM”/ Këngëtarja shqiptare ende nuk e ka gjetur “Princin” dhe arsyeja qenka e thjeshtë

PËRGJIGJET NË “INSTAGRAM”/ Këngëtarja shqiptare ende nuk e ka gjetur “Princin” dhe arsyeja qenka e thjeshtë

Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare ndaj përveç karrierës, jeta e saj private ka tërhequr gjithnjë vëmendje.

Por për momentin, në jetën e Greta Koçit nuk ka të reja. Ajo është single dhe ende nuk e ka gjetur “Princin”e saj.

E pyetur nga një fans në Instagram, a është beqare, Greta nuk heziton të thotë “Po”.

Sigurisht që përgjigja e saj ka tërhequr vëmendjen e fansave të cilët më pas kanë kërkuar të dinë nëse Greta beson në dashuri.

“Sigurisht që besoj, nga dashuria jemi krijuar ne, nga dashuria njerëzit janë më të mirë, më humanë, nga dashuria në jetojmë dhe marrim forcë dhe motivim për të bërë gjithçka që na ofron jeta”, shprehet këngëtarja e cila me sa duket ende nuk ka rënë në dashuri.

Duket se ajo i është përkushtuar më shumë karrierës muzikore. “Mos m’thirr”, është projekti i fundit i publikuar, por do të ketë të reja në ditët në vijim.