Dikush në ashensor, dikush në kat të 8-të, si e përjetuan të famshmit shqiptarë tërmetin – AlpeGossip
Dikush në ashensor, dikush në kat të 8-të, si e përjetuan të famshmit shqiptarë tërmetin

Dikush në ashensor, dikush në kat të 8-të, si e përjetuan të famshmit shqiptarë tërmetin

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë sot në të gjithë Tiranën dhe rrethinat e saj. Të gjitha institucionet në kryeqytet u boshuan dhe punonjësit dolën jashtë në panik.

Por të tjerë e morën me sportivitet dhe madje publikuan edhe foto e video në rrjetet sociale.

Tërmeti u përjetua edhe nga disa prej personazheve të njohur të ekranit, si Turjan Hyska, Jonida Maliqi, Ilda Bejleri e Bes Kallaku.

Më poshtë mund të shihni reagimet e tyre:

Turjan Hyska ishte në ashensor kur ra tërmeti i fuqishëm dhe e përshkruan si një ndjesi “e papërshkrueshme”.

Jonida Maliqi mundi të realizonte një video me llambadarët që tundeshin dhe për më tepër nga kati i 8-të.

Ilda Bejleri gjithashtu gjeti guximin të qëndronte brenda dhe të bënte një video të frikshëm të abazhurit që tundej.

Bes Kallaku e mori me sportivitet dhe si gjithnjë me shaka akuzoi Xhensila Myrtezajn për këngën “Tërmet” me Ardian Bujupin.

Më i frikshëm ka qenë përjetimi i pedagoges së njohur të Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Histori Filologjisë, Jonila Godole.

Ndërkohë, Rezarta Shkurta ka menduar që tërmeti ta gjejë “si një zonjë” me syze dhe në kohën e lëkundjeve po kërkonte syzet:

Moderatori Florian Agalli është frikësuar gjithashtu nga tërmeti gjatë kohës që po xhironte emisionin, dhe ka marrë me vete edhe zonjën për të dalë jashtë.

#termet ne rast te tille shpetoni veten dhe shokun 👣👣👣

A post shared by FlorianAgalliu🎩 (@florianagalliu) on