ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Detaji që na bëri të dyshojmë se lidhja e Donaldit me Beatrix ka një problem – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Detaji që na bëri të dyshojmë se lidhja e Donaldit me Beatrix ka një problem

ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Detaji që na bëri të dyshojmë se lidhja e Donaldit me Beatrix ka një problem

Me mbarimin e “Big Brother VIP” një nga çiftet e krijuara aty brenda Donald dhe Beatrix nuk janë parë së bashku që prej mbarimit të natës finale. Donaldi zgjodhi që natën e parë të “lirisë” ta kalojë me shoqërinë dhe jo me Beatrix.

Kjo e fundit ka postuar një video nga momenti i natës finale ku hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të surprizuar Donaldin, ajo këndoi një këngë që aktori e pëlqente shumë si e këndonte ajo. Në këtë video të postuar nga këngëtarja Donaldi nuk i ka bërë like apo koment, ai gjithashtu nuk ka postuar në profilin e tij video apo foto me atë gjatë momentit që ka dalë nga shtëpia.

VIDEO

Ndryshe nga Sara me Dj PM dhe Einxhel dhe Dj DAGZ që shihen edhe në party bashkë Donaldi nuk e ka pasur Beatrix me vete.

Me videot që qarkullojnë në rrjet ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer. Performanca e tyre u mbyll me këngën “Nën një portokalle”, e cila u mor si një dedikim për Beatrixën.

VIDEO

Nuk dihet akoma se çfarë po ndodh mes çiftit por këto detaje na bëjnë të dyshojmë se mardhënia e tyre është në krizë ose mund të themi që e gjitha mund të ketë qënë një lojë nga ata të dy. Alpegossip.al