Mbretëresha e Halloween/ Aktorja e njohur shndërrohet si Fiona dhe na la me gojë hapur (FOTO) - AlpeGossip
Mbretëresha e Halloween/ Aktorja e njohur shndërrohet si Fiona dhe na la me gojë hapur (FOTO)

Mbretëresha e Halloween/ Aktorja e njohur shndërrohet si Fiona dhe na la me gojë hapur (FOTO)

Në rast se nuk e dini, po e përsërisim: Heidi Klum e dashuron festën e Halloween-it.

Dhe jo vetëm që e merr shumë seriozisht dhe shndërrohet në personazhet më të vështirë, por ia del plot sukses. E t’ju themi të drejtën, e gdhimë në profilin e saj në “Instagram” për të parë sesi ishte tranformuar këtë vit.

Dhe voila, ju prezantojmë me Princeshën Fionën nga Shrek!

Për orë e orë të tëra, katër persona punuan plot mjeshtëri dhe durim për të vënë maskën jeshile, për ta kthyer supermodelen në Princeshën e filmave vizatimore.

Nga buzët e mëdha, tek sytë bojëqielli dhe flokët e kuqe, Heidi Klum duket sikur kishte ardhur nga sheshi i xhirimit i filmit. Por ajo nuk ishte e vetme, pasi edhe i dashuri i saj Tom Kaulitz iu bashkua aventurës duke u kthyer në Shrek.

Nën petkun e kostumeve identike me atyre të Shrekut dhe Fionës në film, Heidi Klum dhe Tom Kaulitz ia dolën të na suprizojnë.