Pas akuzave të Almedës për DWTS, çudit Tolgahani me deklaratën: “Ndihem si…”(FOTO) – AlpeGossip
Pas akuzave të Almedës për DWTS, çudit Tolgahani me deklaratën: “Ndihem si…”(FOTO)

Pas akuzave të Almedës për DWTS, çudit Tolgahani me deklaratën: “Ndihem si…”(FOTO)

Me anë të një statusi në Instastory, Almeda Abazi shpërtheu kundër produksionit të “Dancing with the stars” për faktin se kur kishte bërë check-out nga hoteli, ajo dhe Tolgahani ishin detyruar të pagonin shpenzimet ekstra.

“Tolga nuk mori një mirëseerdhe, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem shpesh është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi theksoj se kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët, por i adresohet totalisht produksionit”, shkruante ndër të tjera Almeda.

Ndërkohë Tolgahani në një intervistë për “Vizioni pasdites” u shpreh shumë i kënaqur nga mikëpritja që iu bë në Shqipëri. “Ndihem si në shtëpinë time, nuk jam ndjerë aspak si i huaj”, tha aktori turk.