“Do bëjmë dasmë por do qajmë”/ Ronela Hajati zbulon surprizën (FOTO) – AlpeGossip
“Do bëjmë dasmë por do qajmë”/ Ronela Hajati zbulon surprizën (FOTO)

“Do bëjmë dasmë por do qajmë”/ Ronela Hajati zbulon surprizën (FOTO)

Ronela Hajati ka qenë e ftuar ditën e sotme në ‘Pop Culture’. Në një intervistë siç vetëm ajo di të japë, këngëtarja ka treguar planet e afërta në muzikë. Bukuroshja e ekranit ka pranuar se këtë vit do marrë pjesë në ‘Kënga Magjike’ pas 5 vitesh mungesë.

Ronela shpjegon se do i kthehet teksteve të ndjera, por me një ndryshim të madh. “Unë u bëra 5 vite që nuk marr pjesë në festivale muzikore. E duke qenë se bëra përvjetor thashë të marr pjesë në këtë vit. Do vij me një këngë që do bëjmë dasmë, por do qajmë, ama do ta tundim aty”,-ka treguar ajo. Me kaq pak të dhëna Ronela vetëm na shtoi kuriozitetin.