KONCERTI I CAPITAL T PO AFRON/ Ja cila këngëtare do ta ''djegi'' bashkë me të (FOTO) - AlpeGossip
KONCERTI I CAPITAL T PO AFRON/ Ja cila këngëtare do ta ”djegi” bashkë me të (FOTO)

KONCERTI I CAPITAL T PO AFRON/ Ja cila këngëtare do ta ”djegi” bashkë me të (FOTO)

Në 19 shtator në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, reperi Capital T do mbajë një koncert madhështor pas disa vitesh karrierë të suksesshme në muzikë.

Përpos Capitalit, në koncert do performojnë edhe artistë të tjerë. “Blitz.al” ka mësuar se Dhurata Dora është artistja e parë që do performojë krah reperit.

Dyshja janë miq shumë të mirë dhe kanë realizuar bashkë këngën “Bongo” që vazhdon të dëgjohet edhe sot. Koncerti do ketë edhe surpriza të tjera që mbeten për t’u zbuluar ditët në vazhdim.

“Koncerti i parë i karrierës time, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh”, është shprehur Capital T.