Albërije Hadërgjonaj pranon operacionet plastike që ka bërë, dhe ato që do të bëjë sapo të shkojë në Amerikë – AlpeGossip
Albërije Hadërgjonaj pranon operacionet plastike që ka bërë, dhe ato që do të bëjë sapo të shkojë në Amerikë

Albërije Hadërgjonaj pranon operacionet plastike që ka bërë, dhe ato që do të bëjë sapo të shkojë në Amerikë

Pa komplekse dhe shumë spontane, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka pranuar operacionet plastike që ka kryer dhe ndërhyrjet që do të bëjë sapo të shkojë në Amerikë.
E ftuar në emisionin “Një kat më lart” Albërija ka pranuar se ka bërë operacion hundën.

“Hundën e kam bërë operacion, nuk do të them siç dëgjojmë zakonisht të thonë lart e poshtë se nuk merrnin dot frymë dhe bënë ndërhyrje. Unë merrja shumë mirë frymë, tani nuk marr frymë mirë”-ka thënë këngëtarja me humor.
Albërija gjithashtu ka treguar se sapo të largohet për në Amerikë shenjat që mund të ketë poshtë syve nuk do të jenë më sepse do të shkojë t’i trajtojë.
Hadërgjonaj ka folur gjithashtu edhe për raportin me ish-bashkëshortin, për të cilin ka treguar se e ka dashur shumë dhe nuk e ka tradhëtuar asnjëherë.