42 VJEÇ PO NGJAN SI 20/ Hygerta Sako na tregon sekretin e trupit perfekt – AlpeGossip
42 VJEÇ PO NGJAN SI 20/ Hygerta Sako na tregon sekretin e trupit perfekt

42 VJEÇ PO NGJAN SI 20/ Hygerta Sako na tregon sekretin e trupit perfekt

Kur vjen puna tek mosha femrat nuk ndjehen shumë komode për t’a thënë hapur se sa vjec janë ,aq më tepër kur kalojnë të 40-tat. Edhe pse shpesh është e dukshme, ato mundohen t’a fshehin sa më shumë numrin duke u hequr disi më të reja.

Megjithatë ky justfikim nuk vlen aspak për Hygerta Sakon, ish miss Shqipëria e vitit 1995. Kanë kaluar plot 24 vite që atëherë e përpos viteve që kanë kaluar, tek moderatorja nuk ka ndryshuar thuajse asgjw. Ajo duket si të jetë 20 e jo 42 vjeç. E ftuar dje në Tv Klan tek Rudina, ajo ka treguar më tepër lidhur me rutinën e përditshme dhe faktin se si duket kaq bukur edhe pse koha kalon.

Ajo nuk nguron t’a thotë me zë të lartë moshën pasi ndjehet krenare për vitet e jetës që ka kaluar. E pyetur nga moderatorja, Hygerta është shprehur në këtë mënyrë. “Më në fund, erdhi momenti që të merresha intensivisht me aktivitet fizik. Tashmë kam kohë që bëj palestër çdo ditë dhe zumba, tri herë në javë, bashkë me vajzën, Anais. Nuk kam arritur akoma aty ku dua unë, por me kohën them se do arrij…”, ka përfunduar ajo. Kështu Hygerta na dha një mësim të mirë, që nëse punon shumë dhe ke vullnet gjithçka mund të arrihet ,megjithëse nuk mund të hedhim poshtë genet.