U THA SE ËSHTË NDARË NGA FERO/ Reagon Arbenita ashtu siç nuk e prisnim – AlpeGossip
U THA SE ËSHTË NDARË NGA FERO/ Reagon Arbenita ashtu siç nuk e prisnim

U THA SE ËSHTË NDARË NGA FERO/ Reagon Arbenita ashtu siç nuk e prisnim

Kohët e fundit reperi Fero është shumë i komentuar në media pasi një sërë ndryshimesh po ndodhin në jetën e tij. Vetëm së fundmi ai lajmëroi se është shpërngulur në Berlin ku tani e tutje do të jetojë dhe do të ndërmarrë veprimtarinë muzikore. Jo vetëm jeta profesionale por dhe jeta private e artistit po merr shumë vëmendje.

Në media kanë qarkulluar lajme se ai dhe modelja e njohur Arbenita i kanë dhënë fund lidhjes. Dyshja ka dhënë shkas për këto aludime pasi fillimisht Fero i zeroi personat që ndjek në profilin e tij të Instagramit, duke përfshirë dhe të dashurën e tij. Po ashtu, si ai ashtu dhe Arbenita i fshinë fotot me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Mirëpo së fundmi, teksa Fero postoi një foto me lajmërimin e shpërnguljes në Berlin dhe firmosjen e një kontrate të re, Arbenita ka reaguar duke i shuar dhe zërat për ndarje. Modelja ka lënë një koment të tipit ‘Urime na e zbardhe fytyrën’, duke treguar se ajo është krenare për të dashurin e saj dhe për arritjet e tij.