DUKE U BËRË GATI PËR DITËLINDJEN/ Ja vendi super luksoz ky do festojë Enca – AlpeGossip
DUKE U BËRË GATI PËR DITËLINDJEN/ Ja vendi super luksoz ky do festojë Enca

DUKE U BËRË GATI PËR DITËLINDJEN/ Ja vendi super luksoz ky do festojë Enca

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo numëron ndjekës të shumtë të cilët ndjekin me interes postimet e saj. Këngëtarja publikon vazhdimisht foto ose video nga më të ndryshmet të cilat marrin gjithmonë shumë vëmendje, pëlqime dhe komente.

Enca është një vajzë Tetori dhe me datë 19 Tetor feston ditëlindjen. Ajo mbush 24 vjeç dhe po tregohet e paduruar për këtë ditë. Që tani ka filluar me planifikimet, me përzgjedhjen e vendeve ku mendon se do të festojë e gjithçka tjetër.

Enca është në dilemë ndërmjet Parisit dhe Dubait, si destinacion për të festuar 24 vjetorin. Duket se këngëtarja iu beson së tepërmi shijeve të ndjekësve të saj, pasi përmes një postimi të bërë në Insastory, iu ka kërkuar dhe atyre një mendim që do t’i shërbejë për t’i dhënë zgjidhje dilemës. Shumica e ndjekësve kanë zgjedhur Dubain dhe me shumë mundësi ky do të jetë dhe destinacioni, vendi i pasanikëve. Pritet që festa e ditëlindjes të jetë një festë luksoze dhe e paharrueshme, ashtu siç ishte dhe vjet.