Në një kohë kur të gjithë duhet te qendrojnë në shtëpi si pasojë e perballimit të luftës me Covid-19, karantina fillon pak e nga pak të bëhet e merzitshme.
E megjithatë, me fat të madh kanë qenë ata që në lagjet e tyre kanë këngëtarë të njohur që ndoshta per herë të parë në jetën e tyre koncertin e kanë dhënë…falas.
Po po! Falas!
E nisi Bujar Qamili në Shkodër, për të vijuar me Flori Mumajesin e Eneda Tarifën në lagjet e Tiranës.
Gjithçka duket perfekte, banorët duartrokasin e këndojnë duke u larguar për disa çaste nga rutina e përditshmërisë së gjithësecilit prej javësh tashmë.
Ne të AlpeGossip.al, ju sjellim këto performanca me shpresën se e njejta gjë do ndodhë edhe me ju!