PËRFLITET PËR NJË LIDHJE ME ANDIN/ Melisa publikon FOTON me ish-konkurentin: Sa larg shkova… – AlpeGossip
PËRFLITET PËR NJË LIDHJE ME ANDIN/ Melisa publikon FOTON me ish-konkurentin: Sa larg shkova…

PËRFLITET PËR NJË LIDHJE ME ANDIN/ Melisa publikon FOTON me ish-konkurentin: Sa larg shkova…

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe tanimë artistja e re, ka fituar mijëra fansa në vendin tonë.  Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan më ndjekësit të rejat nga jeta dhe karriera e saj.

Melisa vendosi më herët që të hiqte dorë përfundimisht nga programi “Për’puthen”. Ajo u shpreh se për shumë ditë me radhë është ndjerë nën presion psikologjik dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në “Për’puthen”.

Ndërkohë, është aluduar herë pas here në rrjet për një lidhje të mundshme mes Andit dhe Melisës. Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre.

Mirëpo nga ana e dy protagonistëve nuk ka akoma asnjë konfirmim.

Së fundmi, Melisa ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët e kanë pyetur në lidhje me jetës e saj private dhe jo vetëm. Nuk ka mbetur pa u përmendur dhe marrëdhënia që ajo ka me Andin.

“Ç’ndodhi me atë kafen serioze, u zgjat apo stopoj?”, e pyeti një ndjekës duke ju referuar kafes me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Andi, me të cilin u tha se është në një lidhje dashurie.

“Le të themi që…”, është përgjigjur Melisa, duke lënë fansat të mendojnë çfarë të duan.

Pastaj një tjetër ndjekës i ka shkruar që ajo të postojë një foto të saj me Andin. Ajo ka zgjedhur një foto ku duket se është shkrepur gjatë një puntate të “Për’puthen”.

“Sa larg shkova në album”, ka shkruar Melisa bashkëngjitur fotos me Andin.