“MË DHEMB SHUMË QË NUK JE…”/ Viola Spiro prek me fjalët e dedikuara për babain e saj të ndjerë (VIDEO) – AlpeGossip
“MË DHEMB SHUMË QË NUK JE…”/ Viola Spiro prek me fjalët e dedikuara për babain e saj të ndjerë (VIDEO)

“MË DHEMB SHUMË QË NUK JE…”/ Viola Spiro prek me fjalët e dedikuara për babain e saj të ndjerë (VIDEO)

Moderatorja e njohur, Viola Spiro, vitin që lamë pas humbi babanë e saj si pasojë e koronavirusit.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar në Instagram një video familjare në ditën e lindjes të së atit, kur ajo ishte shumë e vogël dhe babai i saj ishte ende me të.

“Më dhemb shumë që nuk je më këtu me ne, por ne do buzëqeshim me të gjitha kujtimet dhe kohërat e bukura që kemi kaluar. Do e festojmë ditën tënde të lindjes gjithmonë, ashtu siç kemi bërë bashkë babuçi im. Derisa të takohemi përsëri. Të dua shumë”, ka shkruar moderatorja bashkëngjitur videos.

Kujtojmë se i ati i Violës, Rudolf Spiro, vitin e kaluar kurohej prej disa ditësh në Turqi për Covid-19 dhe atje humbi jetën. Ai ishte 63 vjeç.

Pasi lajmi u përhap asokohe me shpejtësi, moderatorja reagoi dhe na i copëtoi zemrat me ato që kishte shkruar në rrjetet sociale për të atin.

Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur.

VIDEO