NUK DOLI ASNJË DITË NË TAKIM ME MEVLANIN/ Ana sapo na tregoi arsyen: Ka qenë gjithë kohën… – AlpeGossip
NUK DOLI ASNJË DITË NË TAKIM ME MEVLANIN/ Ana sapo na tregoi arsyen: Ka qenë gjithë kohën…

NUK DOLI ASNJË DITË NË TAKIM ME MEVLANIN/ Ana sapo na tregoi arsyen: Ka qenë gjithë kohën…

Konkurrentja Ana Kauri kërkoi këtë të dielë në “Për’puthen Prime” largimin e saj përfundimtar, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit.

Ajo u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim por refuzoi takimet me të, duke i shpjeguar si i kishte ndikuar asaj rrugëtimi në “Për’puthen”.

Ana i tregoi konkurrentit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Fillimsht ishte Arbri ai që hodhi akuza të forta mbi Anën, më pas Fatjoni u largua nga “Për’puthen” pa asnjë sqarim.

Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë.

Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Në rrjete sociale kanë vërshuar pyetjet ndaj Anës, siç ishte ajo për lidhjen me Fationin, të cilën ish-konkurrentja e mohoi kategorikisht.

Gjithashtu, ndjekësit ishin kuriozë të dinin pse Ana nuk e zgjodhi kurrë në takim Mevlanin. Na është dukur sikur ata s’kanë pasur ndonjë pëlqim të madh për njëri-tjetrin, por s’paska qenë kështu!

Arsyeja pse Ana nuk e ka zgjedhur Mevlanin është fakti që ai ka qenë gjithmonë i zënë me vajza të tjera.

“Ma le fiksim, si nuk dole kurrë me Mevlanin”- i shkroi ndjekësi, ndërsa ajo ia ktheu:

“Shumë prej jush ma kanë kërkuar, pooor Mevlani ka qenë gjithë kohën i zënë”- ka shkruar ajo.