NJË FYTYRË E PASTËR DHE E LËMUAR/ Ja se çfarë duhet të bëni për të arritur rezultatin që dëshironi – AlpeGossip
NJË FYTYRË E PASTËR DHE E LËMUAR/ Ja se çfarë duhet të bëni për të arritur rezultatin që dëshironi

NJË FYTYRË E PASTËR DHE E LËMUAR/ Ja se çfarë duhet të bëni për të arritur rezultatin që dëshironi

Aknet janë kthyer në një shqetësim shumë të madh për fytyrën e çdo njeriu, sidomos të femrave të cilat përkujdesen që të kënë një lëkurë të pastër e të lëmuar.

Për heqjen e akneve përdoren kremra të ndryshëm, por ka eedhe shumë mënyra të tjera të cilat mund të përgatiten edhe në kushte shtëpiake për të arritur në rezultatin e dëshiruar.

Një mënyrë tepër e lehtë dhe efikase është përgatitja e një maske për pastrimin e fytyrës nga aknet. Përbëhet nga e bardha e vezës dhe limon.

 

 

E bardha e vezës shërben për të shmangur skuqjen dhe irritimin e fytyrës. Duke e përzier me disa pika limoni, kjo vlen më shumë për ata që kanë një fytyrë të yndyrshme.

Pasi ta keni përzier mirë dhe të jetë e bërë e njëtrajtshme, aplikojeni në fytyrën tuaj maskën dhe mbajeni për 15 minuta, mjaftueshëm kohë për të kryer funksionin e saj. Dhe si përfundim pastrojeni me ujë jo shumë të ngrohtë dhe ngadalë derisa të jetë pastruar e gjithë përbërja nga fytyra juaj.

Për një efekt më të shpejt dhe më sigurtë kjo maskë kaq e thjeshtë duhet përsëritur të paktën dy ose tre herë në javë.

AlpeGossip.al dëshiron që të kujdeset për shëndetin dhe bukurinë tuaj, pa lënë mënjanë të tjerat.