“SI KATUNARET KUR VIJNË NË TIRANË…”/ Alketa Vejsiu i kthehet komentueses: Hahaha… (FOTO) – AlpeGossip
“SI KATUNARET KUR VIJNË NË TIRANË…”/ Alketa Vejsiu i kthehet komentueses: Hahaha… (FOTO)

“SI KATUNARET KUR VIJNË NË TIRANË…”/ Alketa Vejsiu i kthehet komentueses: Hahaha… (FOTO)

Prej disa kohësh moderatorja Alketa Vejsiu është në qendër të mediave rozë.

Pasi përfundoi Festivalin e RTSH, ajo ka zgjedhur të shkojë disa ditë me pushime në Miami, Florida, ku edhe aty nuk i ka munguar vëmendja.

Alketa ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke kërcyer këngën ‘Despacito’ në një jaht dhe shkruan se kjo është kënga e saj e preferuar.

Mes shumë komenteve, Alketa ka dalluar komentin e një ndjekëse e cila bën një krahasim. ‘Tamam si katunaret kur vinin në Tiranë në fillim një foto te 15 katshi dhe në motorr në qender kshtu po më dukesh e lumtur hahahah’, shkruan ndjekësja.

Ndërsa Alketa i është kthyer me shumë sportivitet, duke iu përgjigjur: ‘Hahaha fiksss’.