CAPITAL T DHE STANAJ BËHEN BASHKË/ Dy këngëtarët të lumtur nën ritmet e muzikës shqiptare - AlpeGossip
CAPITAL T DHE STANAJ BËHEN BASHKË/ Dy këngëtarët të lumtur nën ritmet e muzikës shqiptare

CAPITAL T DHE STANAJ BËHEN BASHKË/ Dy këngëtarët të lumtur nën ritmet e muzikës shqiptare

Këngëtari i njohur më origjinë shqiptare, Albert Stanaj, performoi përkrah shumë emrave të tjerë ndërkombëtarë të muzikës në ‘Sunny Hill Festival’. Prej disa ditësh ai ndodhet në Prishtinë dhe duket se po e shijon shumë qëndrimin në vendin e tij. Përveç gjithë dashurisë që ka marrë nga fansat e tij, Stanaj është takuar edhe me disa këngëtarë të tjerë të njohur shqiptarë. Një ndër ta është Capita T, me të cilin Stanaj ka publikuar edhe një video në ‘Instagram’. Të dy këngëtarët duken shumë të kënaqur në prani të njëri-tjetrit, duke shijuar këngën e Capital T ‘Hatixhe’.

Madje të dy do të performojnë ditën e nesërme në një nga ‘club’-et e Prishtinës dhe kanë premtuar se mbrëmja do të jetë një spektakël i vërtetë. Të gjithë ndjekësit e tyre janë shprehur shumë të lumtur dhe janë të sigurt se nëse ata do të bëhen bashkë, çdo gjë do shkojë më së miri.