I BËRI RRENG TË PASTREHUT/ Gjobë 20 mijë euro dhe privim nga rrjete sociale për vlogerin – AlpeGossip
I BËRI RRENG TË PASTREHUT/ Gjobë 20 mijë euro dhe privim nga rrjete sociale për vlogerin

I BËRI RRENG TË PASTREHUT/ Gjobë 20 mijë euro dhe privim nga rrjete sociale për vlogerin

Adoleshenti që arriti famën me video në Youtube është dënuar me 15 muaj burg pasi i bëri rreng një burri të pastrehë.

Kanghua Ren nga Spanja filmoi veten duke i dhënë rumunit një biskotë Oreo të mbushur me pastë dhëmbësh.

Ren, ndryshe i njohur si Reset për faqen e tij me 1.2 milionë ndjekës nuk do të përfundojë pas hekurave pasi është dënimi i tij i parë. Gjykatat spanjolle zakonisht pezullojnë dënimet nën dy vjet për shkelësit e parë që janë shpallur fajtorë për kryerjen e krimeve të dhunshme.

Por është marrë një tjetër masë për adoleshentin 19 vjecar. Ai është dënuar që të mos përdorë rrjete sociale për 5 vitet e ardhshme dhe duhet ti paguajë viktimës 20 mijë euro për dëme morale.

Gjykata gjithashtu vendosi që kanali YouTube i Ren, ReSet, të mbyllet dhe ai nuk do të postojë asnjë video deri në vitin 2024.