Mbrëmë ishte një natë e paharrueshme për të gjithë shqiptarët pasi pas 3 vitesh mungesë, Eugent Bushpepa e çoi Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision që do mbahet më 22 maj.
Bushpepa arriti të sigurojë votat me performancën e tij eletrizuese që e duartrokiti i gjithë publiku.
Pas performancës, ra shumë në sy flirtimi i prezantueses së Eurovision, Filomena Cautela me Eugentin.
Ajo i tha këngëtarit shqiptar se i pëlqen shumë tatuazhet e tij dhe i kërkoi të bënte tatuazh emrin e saj.
“Ti ke tatuazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë! Këtu kam tatuazhin tënd më të ri, emrin tim”, i tha Filomena Eugentit.”Do ta mbaj në zemër”, ja ktheu këngëtari shqiptar