Ju prezantojmë meshkujt më seksi të Eurovizionit: Ja në ç’vend renditen Eugenti dhe Ermali – AlpeGossip
Ju prezantojmë meshkujt më seksi të Eurovizionit: Ja në ç’vend renditen Eugenti dhe Ermali

Ju prezantojmë meshkujt më seksi të Eurovizionit: Ja në ç’vend renditen Eugenti dhe Ermali

Nuk është e lehtë të tërheqësh vëmendjen si një artist i Eurovizionit këtë vit.

Përveç pjesës së talentit dhe performancës, është edhe pjesa e paraqitjes fizike, falë së cilës fiton gjithashtu shumë pikë.

Faqja online “Goodevening Europe” ka listuar meshkujt më seksi të Eurovizion-it të këtij viti dhe mes tyre renditen edhe dy shqiptarët, Eugent Bushpepa dhe Ermal Meta.

Eugenti renditet në vend të 6-të, si një rroker i preferuar nga lexuesit dhe vokalisti më i mirë i festivalit. Por portali i ka bërë edhe disa kritika në lidhje me peshën.

“Lexuesit e kësaj faqeje mund të kenë ditur preferencën tonë për rrokerët dhe natyrisht që Eugent Bushpepa ia doli të jetë në listën tonë! Ky person ka vetëbesimin, i cili gjithmonë është seksi dhe pse të mos kishte atë që ka, vokalin më të mirë në garën e këtij viti. Nëse Eurovizioni do te ishte një konkurs këndimi, ai do të fitonte. Dhe ne e dimë që rrokerët jetojnë me kafe, cigare dhe pije alkoolike, por dëshirojmë që ai të hajë më shumë pica dhe të fitojë disa kilogramë pasi preferojmë njerëzit që janë më në peshë se ne”.

Ndërsa Ermali renditet në vend të dytë si një mashkull tërheqës që shkruan vargje të bukura: