“NUK I KAM NGRËNË…”/ Babai i Arbana Osmanit ka një koment për pasionin e saj, gatimin – AlpeGossip
“NUK I KAM NGRËNË…”/ Babai i Arbana Osmanit ka një koment për pasionin e saj, gatimin

“NUK I KAM NGRËNË…”/ Babai i Arbana Osmanit ka një koment për pasionin e saj, gatimin

Moderatorja Arbana Osmani po shijon disa ditë relaksi në natyrë në Bogë. Përveç fëmijëve dhe Eduartit, ajo është shoqëruar edhe nga dy prindërit e saj.

Të gjithë e dimë që Arbana e ka pasion gatimin, e këtë moderatorja nuk e fsheh aspak. Ndonëse me pushime në mal, ajo ka zgjedhur të gatuajë prodhime deti, peshk e karkaleca

Një drekë, babanë e së cilës e ka lënë pa fjalë.

Në një koment për të gjithë ndjekësit babai i moderatores shprehet se as në restorantet më të shtrenjta ku pagesa për një drekë ka qenë 300 apo 500 euro, nuk ka ngrënë gatime kaq të shijshme.