“POSTON SHUMË PAK ME MARKUN, KE FRIKË NGA…?” Rudina Dembacaj i përgjigjet ndjekësit: Më duket se… – AlpeGossip
“POSTON SHUMË PAK ME MARKUN, KE FRIKË NGA…?” Rudina Dembacaj i përgjigjet ndjekësit: Më duket se…

“POSTON SHUMË PAK ME MARKUN, KE FRIKË NGA…?” Rudina Dembacaj i përgjigjet ndjekësit: Më duket se…

Aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se 2 vitesh ka kurorëzuar dashurinë e saj me Mark Frrokun.

Çifti nisën një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj , me të cilin ka edhe një vajzë, Viktorian.

Që pasi bëri publike lidhjen e tyre, Rudia Dembacaj poston herë pas here në rrjetet sociale copëza nga përditshmëria e tyre. Megjithatë së fundmi ndjekësve të saj i është dukur sikur postimet me bashkëshortin e saj janë më të rrallë. Në një bisedë që Rudina zhvulloi në Instagram, dikush e pyeti se pse poston kaq rrallë në rrjetet sociale me partnerin e saj.

“Shumë pak poston me Markun… ke frikë nga shtrigat?”– shkruan ndjekësi, ndërsa Rudina publikoi një foto me Mark Markun krahas së cilës shkruan:

“Mua më duket sikur postoj tepër.”

Pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Mark Frroku janë gati për tu bërë prindër.

Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.

Producentja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo.

Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.