JEMI AGRESIVË GJATË VERËS? Ja studimi që sqaron gjithçka – AlpeGossip
JEMI AGRESIVË GJATË VERËS? Ja studimi që sqaron gjithçka

JEMI AGRESIVË GJATË VERËS? Ja studimi që sqaron gjithçka

 Nëse kemi nxehtë bëhemi më agresivë. Nëse kemi uri jemi më impulsivë. Kjo do të thotë që gjendja jonë trupore si dhe  kushte të caktuara mund të ndikojnë edhe në sjelljen tonë.

“Duke analizuar vendimet e gjykatës  së emigracionit, për 43 raste në Amerikë, është parë se rritja e temperaturave redukton mundësinë e një vendimi, i cili do të jetë në favor të të pandehurit”, kështu shprehet Anthony Heyes ekonomist në Universitetin e Otavës në Kanada.

Me një rritje të temperaturave me 5 gradë celcius, mundësitë për një vendim në favor të së pandehurit bien me 6.55%.

Në bazë të kësaj teorie është një hipotezë ,  e cila mbështet idenë se rritja e temperaturave mund të ndikojë në ngadalësimin e funksioneve konjiktive. Kur ndodh kjo njerëzit janë më të predispozuar të marrin vendimet më të thjeshta pa e analizuar çështjen në mënyrën e duhur. Gjithashtu e nxehta mund të bëjë që gjykatësit të jenë në humor të keq. Ndaj dhe këshillohet që ambientet e gjykatave të jenë gjithnjë në temperaturë optimale, kjo për të shmangur vendimet abuzive të diktuara nga gjendja emocionale.