VIJON “GARA” MIDIS MOTRAVE VJOLLCA/ Dy veshjet e tyre sot janë sa të ndryeshme aq edhe… “provokuese” (FOTO) – AlpeGossip
VIJON “GARA” MIDIS MOTRAVE VJOLLCA/ Dy veshjet e tyre sot janë sa të ndryeshme aq edhe… “provokuese” (FOTO)

VIJON “GARA” MIDIS MOTRAVE VJOLLCA/ Dy veshjet e tyre sot janë sa të ndryeshme aq edhe… “provokuese” (FOTO)

Si çdo javë, edhe këtë herë motrat Vjollca janë gati për ”garën” e tyre.

Dy bukuroshet në orën 21:00 do të shfaqen para publikur për të prezantuar emisionet e tyre ”Klanifornia” dhe ”Shiko Kush Luan”.

Në këtë puntatë, duket se moderatoret kanë zgjedhur look krejtësisht ndryshe nga njëra-tjetra. Njëra e veshur me të bardha dhe me flokë të lëshuara ndërsa tjetra e veshur me të zeza dhe flokë topuz, Luana dhe Marina, sot janë të kundërta.

Këtë javë, duket se Marina ka zgjedhur të dalë pak nga zona e saj e rehatisë dhe seriozitetit. Ajo duket tepër seksi e veshur me një fustan të shkurtër të zi me temina, në formën e një gjysëm golfi në të cilin ka gjithashtu një rrip të madh në bel. Fustani i përket markës ”Philipp Plein”.

Marina ka zgjedhur që këtë look ta shoqërojë me flokë të kapur topuz dhe tualet relativisht të lehtë. Aksesorët ka zgjedhur ti shmangë sepse fustani mbart të gjithë shkëlqimin që i duhet.

Nga ana tjetër Luana vazhdon të eksperimentojë me veshjet e saj, ku këtë herë ka zgjedhur të veshë një jump suit të bardhë në të cilën një këmbë e ka të veshur e tjetrën jo. Këmbën e zhveshur, Luanës ja mbulon një pjesë e jumpsuit-it e cila vjen në formën e fustanit. Çfarë vihet re nga kjo veshje është dhe dekolteja e Luanës që duket fantastike.

Bukuroshja këtë pamje ka zgjedhur ta shoqërojë me një tualet të lehtë, flokë të lëshuar dhe stiluara thjeshtë dhe gjithashtu disa aksesorë. /AlpeGossip.al