E KENI MENDUAR? Ja ç’ndodh nëse nuk hamë mish për 1 muaj – AlpeGossip
E KENI MENDUAR? Ja ç’ndodh nëse nuk hamë mish për 1 muaj

E KENI MENDUAR? Ja ç’ndodh nëse nuk hamë mish për 1 muaj

E keni menduar ndonjëherë ç’mund të ndodhë me ju nëse për një muaj, hiqni dorë nga konsumi i mishit?

Nëse merrni këtë vendim dhe e keni ndarë mendjen, do të vini re se procesi juaj i tretjes do të përmirësohet dhe do të keni shumë më tepër energji se më parë. Ose të ndiheni të plogësht pa e kuptuar arsyen. Kjo, sepse çdo trup reagon në mënyrë unike ndaj çdo ushqimi.

Përshembull, nëse jeni nga ata njerëz që konsumoni mish çdo ditë, është e rëndësishme të dini me çfarë ushqimesh do ta zëvendësoni atë gjatë vakteve tuaja. Nëse zëvendësimi që bëni nuk ka vlera ushqyese, do të ndiheni të debult.

Gjithsesi, mungesa e proteinave nuk është e vetmja arsye pse po ndiheni të lodhur. Mishi është burim i hekurit, që për trupin tonë është shumë i rëndësishëm. Nëse hiqni dorë në mënyrë drastike nga mishi, mos u habisni kur pak kohë më vonë t’ju duhet të merrni hekur.

Këtë, mund ta parandaloni nëse vaktin tuaj e pasuroni me spinaq, çokollatë të zezë apo thjerëza.

Nga ana tjetër, pak kohë pasi të keni hequr dorë nga mishi, mund të vini re se inflamacionet në trupin tuaj do të zbehen gjithnjë e më tepër. Kjo tregon se për një kohë të gjatë, keni ngrënë ushqim të procesuar apo të konservuara.

Cilado qoftë arsyeja që mund t’ju çojë drejt heqjes dorë nga mishi, e mira është të fokusoheni tek e gjithë dieta juaj ushqimore. Me rëndësi është të ruani masën!