“DO I FUTEM POLITIKËS…”/ Shqipja i thotë të gjitha pas përjashtimit nga “Përputhen”: Mu hoq e drejta ime – AlpeGossip
“DO I FUTEM POLITIKËS…”/  Shqipja i thotë të gjitha pas përjashtimit nga “Përputhen”: Mu hoq e drejta ime

“DO I FUTEM POLITIKËS…”/ Shqipja i thotë të gjitha pas përjashtimit nga “Përputhen”: Mu hoq e drejta ime

Shqipja e “Përputhen”, ka folur për herë të parë në një intervistë për “Prive”, pas përjashtimit nga programi, përjashtim ky që ngjalli shumë debate. Ish-konkurrentja i quajti fallco vajzat e djemtë e programit dhe në rrëfimin e saj u shpreh e indinjuar edhe për Bora Zemanin e Arjan Konomin.

“Emisioni Përputhen është real. Por personazhet brenda janë komplet show. Unë kam qenë 100% e vërtetë. Kështu jam unë, si brenda, si jashtë pavarësisht se nuk pata mundësinë ta tregoja veten time deri në fund. Keni parë vetëm 5% të Shqipes, s’keni parë asgjë. Jam shumë e më shumë. Përveç Fjorelës, vajzat e tjera janë fallco nga koka te këmbët. Kam respekt shumë për Beratin sepse ka ardhur dhe është larguar për mua. Nuk e prisja vendimin e përjashtimit sepse ata më njihnin shumë mirë. Unë kam dhënë aq shumë për atë emision sa e meritoja detyrimisht një shpjegim. Prezantuesja tha që unë isha “shembull i keq”, kush ishte shembull i mirë aty? Kush? Graciano që erdhi të na shfaqte prostitucionin pa licensë apo marrëdhënie treshe-katërshe? Unë s’jam homofobe, por për partner nuk e dua.

Mua mu hoq e drejta të shpjegohesha. Prezantuesja fliste për të drejtat, po të drejtat e mia ku ishin? Mendoi njeri për të drejtën time? Menduan vetëm të më akuzonin. Pse? Se Shqipja mban! Unë nuk thyhem? Unë nuk jam njeri? Apo ngaqë më kanë parë gjithmonë të fortë? Dhe gjithmonë ashtu do më shohin! Mua më kanë sharë psikopatë, ke nevojë për psikolog, je e çmendur, ke nevojë për ilaçe etj. Ku e bullizova unë Tean se i thashë “Të ka bërë keq baloni”, kur ajo në mëngjes kishte vjell tre herë, se ishte keq nga stomaku, nuk kishte shkuar në punë dhe po ashtu në Top Channel ishte keq. Për Arjanin jam mirënjohëse që më ka mbrojtur një, dy herë. Arjani më ka thënë rrugaçe dhe e kanë prerë atë pjesë dhe unë kam dal e çmendur. Pasi dola, nuk e kam parë më emisionin, por më kanë thënë se janë përplasur”, u shpreh Shqipja duke shtuar se në të ardhmen do i futet televizionit pasi ka marrë shumë oferta ose politikës.

“Nëse kam një sponsor të mirë, do i futem politikës. Zëri im është tamam për parlament. Edhe nëse ma fikin mikrofonin, përsëri do dëgjohem”, përfundoi Shqipja./Xing.al