“ZEMRA IME…”/ Fjolla Morina poston VIDEON duke u përqafuar me mashkullin misterioz në shtëpinë e saj në Kukës – AlpeGossip
“ZEMRA IME…”/ Fjolla Morina poston VIDEON duke u përqafuar me mashkullin misterioz në shtëpinë e saj në Kukës

“ZEMRA IME…”/ Fjolla Morina poston VIDEON duke u përqafuar me mashkullin misterioz në shtëpinë e saj në Kukës

Këngëtarja Fjolla Morina po jeton tashmë në Kukës ku vuan masën ‘arrest shtëpie’ pasi u kap me armë me vete në doganën e Morinës.

Pas situatës së vështirë duket se këngëtarja po e rimerr veten dhe iu është rikthyer postimeve në rrjetet sociale.

Madje ditën e djeshme ajo ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet duke u përqafuar një mashkull, fytyrën e të cilit nuk e zbulon. Ndërsa bie në sy se ka etiketuar në këtë video këngëtarin e ri Bardhyl Idrizi. Nuk ndihet nëse është ai vet në këtë video, sepse përderisa zbulon emrin s’do të kishte arsye t’i fshihte fytyrën.

Ajo shfaqet në krahët e tij, teksa e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Zemra ime!”.foto galeri

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës. Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak.

Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.