“TONIFIKO GJOKSIN…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“TONIFIKO GJOKSIN…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“TONIFIKO GJOKSIN…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Arbana Osmani ka postuar së fundmi një foto ku shfaqet tepër në formë dhe në humor shumë të mirë. E veshur me një stil të veçantë dhe e buzëqeshur moderatorja duket për mrekulli. Por ka nga ata ndjekës që nuk e pëlqejnë dhe e quajnë veshjen e saj të papërshtatshme. “Halla halla dhe ne mes te dimrit te dalesh me shapka… skisha pa” i komenton ndjekësja.

Oriola Marashi ka pozuar disa foto ku duket si një barbie e vërtetë dhe madje disa e krahasuan me Marilyn Monroe. Por paçka kësaj fansa të tjerë janë treguar më detajist dhe i kanë shprehur kritika modeles. ” Ja qr fotoshopit” i komenton një nga fansat duke i nënkuptuar se e ka tepruar me përdorimin e shumtë të tij.

Nga ana tjetër Rudina Dembacaj vazhdon ende të përflitet për marrëdhënien e re me Mark Frrokun.”E ke porosit dashurin e radhes sa te ndahesh nga Frroku apo akoma?!” ka qenë komenti që njëri nga ndjekësit e “thumboi” moderatoren.

 

ALPEgossip.al