NJËRI KA JETUAR NË SHPELLË TJETRI TULLAC/ Njihuni me dy djemtë e ri në “Për’përputhen” – AlpeGossip
NJËRI KA JETUAR NË SHPELLË TJETRI TULLAC/ Njihuni me dy djemtë e ri në “Për’përputhen”

NJËRI KA JETUAR NË SHPELLË TJETRI TULLAC/ Njihuni me dy djemtë e ri në “Për’përputhen”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Për’puthen” erdhën dy djem të rinj, të cilët iu bashkuan konkurrentëve të tjerë të programit.

Këto dy prurje të reja ishin ndryshe nga djemtë që kemi parë deri tani në emision.

Djali i parë quhej Julian Lala, 29 vjeç. Ai kishte lindur në Borsh dhe jetonte në Tiranë, mirëpo çfarë i bëri përshtypje të gjithëve ishte fakti që ai kishte një shpirt aventurier.

Madje, Juliani kishte jetuar në shpellë dhe kërkonte të gjente një partnere me shpirt po kaq aventurier, për të jetuar së bashku aventurat e tij.
Ndërkohë, konkurrenti tjetër është i vetmi tullac deri tani mes djemve. Ai quhet Ervis Kurti, 31 vjeç. Ai ka lindur në Dibër dhe ka lindur në Tiranë, ndërsa shprehu pëlqimin e tij për Anën dhe Jasminën.

Sonte, në drejtimin e “Për’puthen” ishte ish-konkurrentja Melisa Lleshi. Megjithëse u largua përfundimisht nga emisioni, ajo u rikthye për të moderuar vetëm një puntatë ndërkohë që Bora Zemani është e infektuar me Covid-19.

Gjatë moderimit të emisionit, Melisa pati edhe disa përplasje të vogla me vajzat konkurrente, sidomos me Ledjanën e cila kishte sot takimin me Atdheun.