KUJT I KA NGJARË BEBI? Mami Meghan dhe babi Harry flasin për djalin dhe nuk i lënë shakatë mënjanë – AlpeGossip
KUJT I KA NGJARË BEBI? Mami Meghan dhe babi Harry flasin për djalin dhe nuk i lënë shakatë mënjanë

KUJT I KA NGJARË BEBI? Mami Meghan dhe babi Harry flasin për djalin dhe nuk i lënë shakatë mënjanë

Është e mrekullueshme! Kam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që jam shumë e lumtur”.

Këto ishin fjalët që buruan nga zemra e mamit më të re në familjen mbretërore. Meghan Markle doli sot bashkë me bashkëshortin Harry për t’i prezantuar botës vogëlushin e sapolindur.

E veshur me një fustan-xhaketë të bardhë, Meghan, e cila dukej se kishte shtuar disa kilogramë më shumë javët e fundit, tha se ndihej shumë e lumtur.

Ndryshe nga sa kemi parë te Kate dhe William, sot, vogëlushin e mbante në krahë babi Harry. Çifti u pyet edhe se kujt i ngjan vogëlushi dhe kjo pjesë është ende për t’u parë sipas tyre.

“Ka një temperament të ëmbël, të qetë”, tha Meghan ndërsa Harry shtoi: “Nuk e dimë kujt i ka ngjarë”, duke shkaktuar të qeshura.

Meghan dhe Harry dukeshin të qeshur dhe shumë të lumtur teksa vështronin njëri-tjetrin në sy ndërsa flisnin.

Harry mbante me shumë delikatesë djalin në krahët e tij dhe nuk i rezistoi dot pa e vështruar ngulazi teksa ai flinte.

Ndërkohë, Meghan vendosi dorën e saj mbi krahun e Harry-t, ndërsa ai i tregonte botës të voglin e tij.

Nuk munguan as shakatë në fjalimin e Harry-t, i cili tha se vogëlushi i tij ka qime në fytyrë.