ÇFARË NDODHI? Sara Karaj përfundon në spital në muajin e tetë të shtatzënisë: U detyruam… – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Sara Karaj përfundon në spital në muajin e tetë të shtatzënisë: U detyruam…

ÇFARË NDODHI? Sara Karaj përfundon në spital në muajin e tetë të shtatzënisë: U detyruam…

Blogerja e njohur Sara Karaj është përballur me një të papritur në muajin e tetë të shtatzënisë. Mbrëmjen e djeshme asaj i kanë plasur ujërat dhe është shtruar me urgjencë në spital, ku ka kaluar natën në survejim.

Blogerja shqiptare përfundon në spital në muajin e tetë

Lajmin e ka bërë të ditur vetë blogerja me anë të një postimi në rrjete sociale. Tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të qëndrojë në spital deri kur bebi të vijë në jetë.

Postimi i plotë:

Nata e djeshme nuk ishte më e zakonshmja për ne.

Pas plasjes së ujërave, u detyruam të kalonim natën nën survejim, dhe ky do të jetë vazhdimi i këtij rrugëtimi, derisa bebi të vendosi.

Nuk e kisha menduar që në javen e 33 do të isha në këtë situatë, por le të themi që kjo shtatëzani nuk ka qenë e lehtë.

Doja ta ndaja këtë moment me ju, sepse kur erdha këtu dje më kapi një ndjesi e madhe faji, për gjera që mbase i kisha shkaktuar unë nga vrulli i përditshmerisë, por më pas kur erdha këtu zbulova sa gra të tjera jane ne te njejten situate me mua. Ne kushte edhe me te qeta. Nese je dhe ti duke kaluar te njejten situate, nuk je vetem ti.

Gjithashtu dua te them qe jam totalisht e befasuar nga i gjithe suporti qe kam marre tek @spitaliamerikan. Kam ardhur ne nje gjendje te rende emocionale, dhe nuk jam me ashtu 50% fale tyre dhe 50% fale familjes time.

Eshte nje postim totalisht i ndjere, sepse realisht nuk e prisja kete suport jo vetem profesional, por edhe emocional nga njerez te tjere perveç familjes time.

Ne jemi mire dhe do vazhdojme te jemi pozitiv dhe ne humor deri kur bebi te na urdheroje! Ju përqafojmë!