DEA MISHEL PËRBALLË “KUTISË SË PANDORËS”/ Cila ishte zgjedhja e saj këtë herë? – AlpeGossip
DEA MISHEL PËRBALLË “KUTISË SË PANDORËS”/ Cila ishte zgjedhja e saj këtë herë?

DEA MISHEL PËRBALLË “KUTISË SË PANDORËS”/ Cila ishte zgjedhja e saj këtë herë?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e sotme përballë Kutisë së Pandorës është vendosur Dea Mishel. Ajo ka vendosur ta hapi kutinë dhe e mira e saj ishte se do kishte mundësinë të takonte gjyshen e saj dhe e keqja për banorët ishte se duhet të zgjidhte mes Keisit dhe Armaldos, se kush prej tyre mund të kishte mundësinë të takonte gjyshen e tij dhe Dea zgjodhi Keisin.

Të nominuarit për këtë javë kanë qenë Luizi, Elvisi, Antoneta dhe Shpati. Mes këtyre banorëre publiku ka vendosur se banori që duhet të largohet nga shtëpia është Shpati.