MBULUAR KOKËN ME BLUZËN E ELITËS/ Gjiko publikon VIDEON që për një çast, na bëri të gjithëve të dyshojmë se moderatorja është sërish shtatzënë – AlpeGossip
MBULUAR KOKËN ME BLUZËN E ELITËS/ Gjiko publikon VIDEON që për një çast, na bëri të gjithëve të dyshojmë se moderatorja është sërish shtatzënë

MBULUAR KOKËN ME BLUZËN E ELITËS/ Gjiko publikon VIDEON që për një çast, na bëri të gjithëve të dyshojmë se moderatorja është sërish shtatzënë

Në shkurt të vitit 2019, moderatorja Elita Rudi u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë vogëlushin që ajo dhe Gjiko e pagëzuan me emrin super të veçantë, Zëri.

Dhe kushdo mund të mendojë që tashmë që Zëri është 1 vjeç, do ishte momenti perfekt për një motër ose vëlla të vogël.

Pikërisht këtë menduam dhe ne së fundmi, pasi pamë një video të reperit ku Elita shihej e shtrirë në kolltuk pranë Zërit, me barkun e rrumbullakosur, aq sa dukej në muajt e fundit të një shtatzënie të dytë që mesa dukej, e kishte mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë.

Këtë e përforconte madje dhe përshkrimi i vendosur në postim, ku ishin emoji-t e dy bebushave.

Mirëpo, mjaftuan pak sekonda për të kuptuar që një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë, por bëhej thjesht fjalë për shkakanë e radhës nga ana e Gjikos, i cili njihet për videot plot humor në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

👶🏻👶🏻

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Në vend të atij që dukej si barku i fryrë i Elitës, në fakt ishte koka e reperit, që pasi i bëri të gjithë të mendonin se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, nxorri kokën nga poshtë bluzës duke qeshur.

Megjithatë, duket se çifti i famshëm është duke e menduar sjelljen në jetë të një bebushi tjetër dhe shpresojmë që së shpejti, një video e tillë të jetë reale, e jo më thjesht për humor.