Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale/ Ja çfarë pengesash hasin femrat nga shoqëria – AlpeGossip
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale/ Ja çfarë pengesash hasin femrat nga shoqëria

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale/ Ja çfarë pengesash hasin femrat nga shoqëria

Shëndeti seksual është shumë i rëndësishëm e njëkohësisht flitet shumë pak për të. Dhe disa sondazhe kanë pyetur gratë se cilat janë pengesat me të cilat ato përballen kur flitet shëndetin e tyre seksual.

Paragjykimi
Të kesh shumë partnerë seksualë të çon menjëherë drejt paragjykimeve. Gratë marrin emërtime të shumëllojshme të cilat ndikojnë negativisht tek to, por dhe te shoqëria. “Ata e kanë të vështirë të kuptojnë që vajzat mund të kryejnë marrëdhënie me kë të duan. Duhet të ketë më shumë fokus te shëndeti sesa te numri i partnerëvë”- është shprehur njëra prej tyre.

Menstruacionet ende konsiderohen tabu
Nuk është diçka “e pisët”, por thjesht process biologjik që çdo femër e kalon. Por ende është një tabu të flasësh për menstruacionet. Kjo është dhe një ndër shkaqet që ka akoma shumë keqinformim tek të rinjtë.

Nuk flitet për nevojat seksuale që një femër ka
Shoqëria është ende e parehatshme me idenë që femrat dhe meshkujt kanë nevoja të njëjta seksuale. Secili zgjedh mënyrën e tij për t’i plotësuar ato.

Sipas shoqërisë, një vajzë nuk duhet të flasi për shëndetin seksual
Të flasësh për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, kontrollet periodike apo kërkesa që ke ndaj partnerit është ende “e vështirë për t’u pranuar”.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Ato trajtohen sikur të jetë diçka e rëndomtë. Ka shumë supozime të gabuara për një person në momentin që ai shpreh se ka një të tillë.

Por të gjithë duhet të kuptojmë se të gjitha këto janë gjëra normale dhe se është koha të mbështesim njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë.