“DO MA SHOHËSH FYTYRËN NË ËNDËRR”/ Arjola tregon momentin kur braktisi shtëpinë e ish-partnerit – AlpeGossip
“DO MA SHOHËSH FYTYRËN NË ËNDËRR”/ Arjola tregon momentin kur braktisi shtëpinë e ish-partnerit

“DO MA SHOHËSH FYTYRËN NË ËNDËRR”/ Arjola tregon momentin kur braktisi shtëpinë e ish-partnerit

Arjola Demiri ka dhënë detaje të tjera nga marrëdhënia e komplikuar që ka patur me bashkëshortin e saj.

Banorja VIP e Big Brother, gjatë një bisede me Kledin dhe Semin zbuloi edhe momentin kur ajo braktis shtëpinë e ish-partnerit të saj.

“Deri më datë 1 qershor, t’i ke afat të ndryshosh. Përndryshe këtë fytyrë këtu, ke për ta parë në ëndërr. Ai mendonte se nuk kisha nga shkoja. Ndodhen ngjarje që nuk dua t’i tregoj, Ndodhi një gjë dhe kjo ishte hera e fundit që ja fala. Mora vendimin që jeta ime do të ndryshonte drastikisht. Unë i thashë, a do të ndryshosh? Deri më 1 qershor dua të marrësh vendimin që të ndryshosh. Dhe ai më tha, po, por veprimet e tij ishin komplet të kundërta. Dhe ika.”-tha ajo.

Më heret ajo kishte folur edhe për tradhtinë e bashkëshortit të saj.