JU NJOHIM ME BILALIN/ Transeksualin e dytë pas Conchita-s që përfaqëson Francën në Eurovizion 2019 – AlpeGossip
JU NJOHIM ME BILALIN/ Transeksualin e dytë pas Conchita-s që përfaqëson Francën në Eurovizion 2019

JU NJOHIM ME BILALIN/ Transeksualin e dytë pas Conchita-s që përfaqëson Francën në Eurovizion 2019

Spektakli më i famshëm i këngës, “Eurovizion 2019” këtë vit do të jetë një spektakël i vërtetë. Pas bujës që bëri vitin e kaluar pjesëmarrja e Conchitës, Franca do të përfaqësohet këtë vit nga një transeksual.

Ai quhet Bilal Hassani, i cili është një këngëtar, tekst-shkrues, por edhe një yll në rrjetet sociale. 19 vjeçari i talentuar fitoi të drejtën për të përfaqësuar Francën duke rrëmbyer 35% të votave.

Ai do të prezantohet me këngën “Roi”, (Mbret), këngë e cila jep mesazhin e të pranuarit të vetes ashtu siç je dhe të shpresës. Kënga ka një tekst emocionues dhe e shoqëruar me muzikën ka bërë që të ketë mijëra klikime në ‘You Tube’.

Mirëpo të jetë kjo këngë një rastësi?

Bilal Hassani ka vendosur që pavarësisht sulmeve të shprehë hapur bindjet e tij seksuale. Para dy vitesh ai ka pranuar që është transeksual dhe pamja e tij në këtë Eurovizion do të jetë gati e një vajze bjonde, që vështirë ta dallosh se në të vërtetë është një mashkull.

Pas Conchita-s, ky është rasti i dytë në Eurovizion që një transeksual me pamjen e një vajze do të bëjë për vete Evropën me talentin e tij në të kënduar dhe në interpretim!

Pas Jonida Maliqit e cila do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”, tani kemi një arsye më shumë për ta ndjekur këtë festival plot me të papritura.

Eurovizion këtë vit do të mbahet në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit dhe pritet të fillojë më 18 maj.