Ndërkohë që të gjithë i kemi zili çantat dhe veshjet e markave të famshme, sepse çmimet janë të papërballueshme, t’i bësh këto marka pjesë të thonjve është mëse e përballueshme. Logomania është trendi më i madh i momentit si për sa u përket veshjeve, ashtu edhe për sa i përket artit të thonjve.
Dizenjot e thonjve të fryëmzuar nga markat e luksit po bëjnë namin kudo në botë, kështu që ka ardhur koha t’i dorëzoheni edhe ju këtij trendi. Herës tjetër që do të lini takim në sallonin e thonjve, zgjidhni fillimisht markën tuaj të preferuar. Për të krijuar një ide më të qartë, hidhuni një sy modeleve të mëposhtme.